Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump injoron konferencën në Zyrën Ovale, presidentin amerikan e zë gjumi
Pamjet e Donald Trump duke fjetur gjatë një konference në Zyrën Ovale u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debate dhe kritika nga kundërshtarët e presidentit. Trump po merrte pjesë në konferencë në lidhje me uljen e çmimeve për ilaçet për humbje peshe, ku ishte së bashku me zyrtarë të tjerë. Në disa momente, sytë e Trump-it dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera ai dukej se përpiqej t’i mbante hapur, duke i fërkuar sytë herë pas here. Imazhet shkaktuan kritika të menjëhershme nga kundërshtarët e Trump-it. Zyra e shtypit e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, një prej kundërshtarëve kryesorë të presidentit, postoi fotot e Trump. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers, tha në një deklaratë për CNN se presidenti nuk po...