Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet për kryebashkiak në Cërrik/ “Pjesëmarrja është e kënaqshme”, Mazniku sqaron numrin e zgjedhësve: Janë listat me diasporën
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbian Mazniku në një prononcim për gazetarët ka sqaruar numrin e zgjedhësve më shumë në lista se zgjedhjet e majit 2025. “U hoqën votuesit që u regjistruan në listën votuesve jashtë, ata rivendosen në listën e këtyre zgjedhjeve. Arsye pse shihni një numër të ulët është që janë rivendosur në listë emigrantët që u hoqën për listën e posaçme të diasporës”, sqaroi socialisti. Ndër të tjera ai u shpreh se pjesëmarrja në votim është e kënaqshme. “Jemi duke kaluar një ditë të mirë për Cërrikun, deri më tani votimi është i kënaqshëm. Janë rreth 6 mijë qytetore që kanë shprehur vullnetin e tyre në të gjitha qendrat e votimit. I ftojmë qytetarët që të dalin sërish në...