Kërcënoi me armë zjarri një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim

Kërcënoi me armë zjarri një person dhe më pas u largua, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim

Është vënë në pranga një 42-vjeçar në Tepelenë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë zjarri një persona dhe më pas u largua. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kanosur 48-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat 42-vjeçari i kishte fshehur menjëherë pas ngjarjes. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe...