Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë me 8%

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 13:00 në pesë bashkitë është 13%. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat u shpreh se pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%. “Procesi po shkon normalisht dhe i qetë, pa shqetësime serioze. Nuk kemi evidentuar probleme që të ketë penguar procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime, deri në orën 13:00 është 13%.Pjesëmarrja më e lartë është në Mat, ndërsa më e ulëta në Vlorë me 8.51%. Pjesëmarrja më e madhe për të pesta bashkitë, i përket grupmoshës 55-64 vjeç. Pjesëmarrje më të ulët, e ka grupmosha 18-22 vjeç. Kjo është panorama e zhvillimit të deritanishëm. Nuk kemi raportime për prani të personave të paautorizuar...