Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Dilni të votoni kandidatët tanë’/ Balla sfidon ligjin, thyen heshtjen zgjedhore, KQZ: E ndaluar të bëhen thirrje elektorale
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një hap të hapur që shkel rregullat e heshtjes zgjedhore, duke publikuar sot thirrje të drejtpërdrejta për votim të kandidatëve socialistë në zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, reagoi duke theksuar se thirrjet elektorale gjatë ditës së votimit janë të ndaluara dhe se kjo veprimtari shkel ligjin zgjedhor. “Është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale, mund të bëjnë vetëm thirrje për pjesëmarrje masive. Shpresoj që kjo rikujtesë e kësaj problematike të merret seriozisht,” deklaroi Celibashi, ndërsa theksoi se procesi i votimit në të gjitha qendrat vijon normalisht. Postimi i Ballës në rrjetet sociale nuk la hapësirë për interpretim: ai inkurajoi qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe...