Dronet ukrainase shkatërrojnë infrastrukturën energjitike ruse, mijëra banorë mbeten pa energji në Belgorod

Dronet ukrainase shkatërrojnë infrastrukturën energjitike ruse, mijëra banorë mbeten pa energji në Belgorod

Dy rajone të Rusisë që ndodhen në kufi me Ukrainën po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa mbi 20.000 banorë kanë mbetur pa rrymë pas sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike, njoftuan autoritetet lokale ruse, një ditë pas bombardimeve masive ruse në Ukrainë. Në rajonin Belgorod, që shpesh është në shënjestër të zjarrit ukrainas, guvernatori Vjaçesllav Gladkov deklaroi në Telegram se “rrjeti i furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje pësoi dëmtime të rënda” në kryeqytetin me të njëjtin emër. “Disa rrugë po përballen me probleme në furnizimin me rrymë. Mbi 20.000 banorë janë pa energji elektrike”, shtoi ai. Mijëra banorë pa energji edhe në rajonin Kursk, gjithashtu në kufi me Ukrainën, ku “shpërtheu një zjarr në një nga instalimet energjetike të fshatit Korenevo”, duke lënë...