E trishtë! Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

E trishtë! Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

Rozafa dhe Geraldo TIRANË-Geraldo dhe Rozefa, çifti i ri shqiptar, i cili u bekua së fundmi me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, por gëzimi i tyre është kthyer shpejt në ankth. Që në ditët e para të jetës, foshnjat po përballen me një sfidë të madhe shëndetësore që rrezikon shikimin e tyre. Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë. Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy foshnjat e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë. Për shkak të shpenzimeve të mëdha familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove.