‘Shëndetësia në koma, arsimi në krizë’, Teliti për buxhetin 2026: Qindra mln euro hidhen për lukse dhe PPP

‘Shëndetësia në koma, arsimi në krizë’, Teliti për buxhetin 2026: Qindra mln euro hidhen për lukse dhe PPP

Dorian Teliti ka kritikuar ashpër projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, mbeten në fund të prioritetve. Teliti shprehet se, ndonëse qeveria kishte premtuar një financim prej 5% të PBB-së, projekti i buxhetit për vitin 2026 parashikon vetëm: 2.9% të PBB-së për Shëndetësinë dhe 2.5% të PBB-së për Arsimin. “13 vite premtime të bukura, por realiteti sot flet për spitale pa barna, mjekë që largohen dhe shkolla pa mësues e nxënës,” deklaron Teliti.   Sipas tij, buxheti 2026 nuk financon dijen dhe shëndetin, por varfërinë dhe emigracionin, duke theksuar një prioritet të qartë për lukse dhe projekte PPP, në vend të investimeve në sektorët kyç për qytetarët. Postimi i plotë: BUXHETI 2026: SHËNDETËSIA NË...