Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma ka bërë një denoncim nga qendra e votimit në Dhemblan, ku ka ngritur shqetësime për përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor. “Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre,” është shprehur kandidati. Ai theksoi se gjithmonë ka kërkuar që zgjedhjet të jenë sa më demokratike, por sipas tij, “si gjithmonë, vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim”. “Sipas informacioneve që më kanë ardhur, janë përpiluar edhe të dhëna në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste të shumta. Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë...