Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Celibashi: Numërimi i votave në bashkinë Tepelenë do të bëhet me inteligjencë artificiale
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se për herë të parë në bashkinë e Tepelenës do të përdoret inteligjenca artificiale në procesin e numërimit të votave. Në një komunikim me mediet, Celibashi sqaroi se ky informacion do të jetë publik në kohë reale në faqen e KQZ-së, në mënyrë krahasuese me të dhënat e rezultateve të numërimit në mënyrë manuale. “Në çdo tavolinë numërimi kemi të instaluar kamera që regjistrojnë gjithë procesin e numërimit të fletëve të votimit, si është bërë edhe në zgjedhjet e shkuara. Të gjitha këto lexime të fletëve të votimit përmes do të bëhen një programi kompjuterik që bazohet në AI. Do të bëhet leximi automatik nga sistemi i fletës së votimit. Sistemi duke përdorur AI do...