Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Zgjedhjet në Mat, kandidatja e pavarur: Jam dhe vazhdoj të jem socialiste…
Suzana Pasha, kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit ka votuar pak momente më parë. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se procesi është i qetë, ndërsa uroi që garën ta fitojë kandidati më i mirë. Ajo u ndal tek bindja e saj politike, duke thënë se ka qenë dhe është socialiste, ndonëse idetë e tyre u ndanë. “Faleminderit të gjithë qytetarëve te Matit, u kam kërkuar mbështetjen derë më derë. Jam krejt e qetë, vota është e lirë, procesi është i qetë, i lirë dhe i barabartë. U bëftë më e mira dhe fitoftë më i miri. Në këtë fushatë kam qenë e vetme, problematika kam hasur, por lë organet ligj zbatuese të bëjnë punën e tyre. S’kam pasur kërcënime, zgjedhja ime...