No Image Available

Problemet e vjetra që duhet t’i zgjidhin 5 kryebashkiakët e rinj

Të pesta bashkitë që këtë të diel zgjedhin kryetarët e rinj kanë sfida të ndryshme që rezervojnë për drejtuesit që marrin stafetën e “qytetarit të parë”. Vlora, bashkia me numrin më të madh të banorëve (83 683 banorë) mes 5-qyteteve që mbajnë zgjedhje, ka shpenzimet më të larta për shërbime dhe investime afro 23.9 milionë euro dhe borxhet më të ulëta, vetëm 115 mijë euro. Shifra që tregojnë për ecuri pozitive financiare. Të ardhurat mblidhen kryesisht nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, turizmi e tarifat vendore. Por sfida e të zgjedhurit të ri janë halli i vjetër i mbetjeve. Fusha e vjetër e mbetjeve në Vlorë që vazhdimisht ka rënë pre e zjarrit është ende e hapur derisa të finalizohet landifilli i Sherishtës që mbyllet...