FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë

FOTO/ Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë

Një punonjës i internetit në Shkodër ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. 38-vjeçari Arvjo Fishta po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt. Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë. “Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top Channel