Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet në 5 bashkitë/ Celibashi: Kanë votuar vetëm 13%, pjesëmarrja më e ulët në Vlorë 8%
Celibashi: Procesi po shkon normalisht dhe i qetë, pas shqetësime serioze. Nuk kemi evidentuar prpbelm që të ketë penguar procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime, deri në orën 13:00 është 13% pjesëmarrja. Më e larta është në Mat, ndërsa me ulëta në Vlorë me 8.51%. Pjesëmarrja më e madhe për të pesta bashkitë, i përket 55-64 vjeç. Pjesëmarrje më të ulët, e ka grupmosha 18-22 vjeç. Kjo është panorama e zhvillimit të deritanishëm. Nuk kemi raportime për prani të personave të paautorizuar pranë ambienteve të Qendrave të votimit. Ishte një diskutim për një lokal në Mat pranë QV por janë bare që nuk janë zyra të partive politike, e kemi sqaruar ketë situatë me përfaqësuesit. Top Channel