“100 Fshatrat” do të marrin 2.5 miliardë lekë në 2026/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 24.8 miliardë lekë në buxhetin e ri

“100 Fshatrat” do të marrin 2.5 miliardë lekë në 2026/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 24.8 miliardë lekë në buxhetin e ri

Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) do të ketë në dispozicion një buxhet prej 24.8 miliardë lekësh, që përfaqëson një nga zërat më të rëndësishëm të investimeve publike në infrastrukturën dhe zhvillimin rural të vendit. Shuma përfshin si financimet e brendshme, ashtu edhe ato të huaja, me synimin për të vijuar projektet në rrjetin e infrastrukturës vendore, zhvillimin e zonave rurale dhe programet e dedikuara për komunitetet lokale. Nga totali, 2.5 miliardë lekë janë planifikuar për Programin “100 Fshatrat”, një nismë qeveritare që synon të shndërrojë zonat rurale me potencial turistik e bujqësor në modele të zhvillimit të qëndrueshëm. Krahas këtij programi, 7.4 miliardë lekë janë parashikuar për “Infrastrukturën Vendore dhe Rajonale”, ndërsa 14.8 miliardë lekë për “Programet e Zhvillimit”....