KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 11.02% e zgjedhësve

KQZ: Deri në orën 12:00 kanë votuar 11.02% e zgjedhësve

Qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës po votojnë sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 12:00 pjesëmarrja në votime rezulton të jetë 11.02%. Pjesëmarrje më e lartë në votime deri tani regjistrohet në bashkinë e Matit ku kanë votuar 24.24 % e zgjedhësve për të vijuar me bashkinë Tepelenë ku kanë votuar 21.03% e zgjedhësve. Ndërsa në bashkinë Cërrik kanë votuar15.04% e zgjedhësve, për të vijuar me bashkinë Berat ku deri në orën 12:00 kanë votuar 10.84% e zgjedhësve. Ndërsa në bashkinë e Vlorës deri në orën mesditë rezulton se kanë votuar 7.03% e zgjedhësve. Në total pranë KQZ-së kanë raportuar...