Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë/ Voton kandidati i PS: Ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime
Kandidati i PS, Gramoz Sako, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Tepelenë. Pas procesit të votimit, Sako i bëri thirrje banorëve të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e lire. “Sapo votova në fshatin e lindjes, në Nivicë. U bëj thirrje të gjithë banorëve të Bashkisë Tepelenë të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë”, bëri thirrje Sako. Për Bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur të pavarurin Gabriel Guma. Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.