Deri në 12:00 votuan 11.02% e qytetarëve! Mati vijon me pjesëmarrjen më të lartë

Deri në 12:00 votuan 11.02% e qytetarëve! Mati vijon me pjesëmarrjen më të lartë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pubikuar pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit deri në orën 12:00. Deri më tani bashkia me pjesëmarrjen më të lartë të zgjedhësve është Mati me 24.24% ndërsa numrin më të ulët të votuesve e ka Vlora me 7.03%. Në Berat kanë votuar 10.84%, Cërrik 15.04%, Mat 19.21%, Tepelenë 21.03%. shifrat Prej orës 07:00, në pesë bashki të Shqipërisë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreyabshkiakut. Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.