Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji
Në përpjekjen globale për të ulur varësinë nga karburantet fosile, Japonia ka bërë një hap historik drejt energjisë së pastër. Muajin e kaluar, vendi aziatik inauguroi në Fukuoka centralin e parë të energjisë “osmoticë”, duke u bërë shteti i dytë në botë që investon në këtë teknologji, pas Danimarkës, e cila hapi të parën në vitin 2023. Energjia “osmoticë”, e njohur edhe si “energji blu”, prodhohet nga përzierja e ujit të ëmbël me ujin e kripur përmes një membrane gjysmëpërshkuese. Ky proces gjeneron presion që lëviz turbina për të prodhuar elektricitet. Me këtë sistem, Japonia synon të prodhojë rreth 880 mijë kilovat orë në vit, energji e mjaftueshme për të furnizuar afërsisht 300 familje. Fillimisht, centrali do të përdoret për të siguruar energji për impiantin...