Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, pjesëmarrja 10.64% deri në orën 12:00
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele (9 nëntor) në pesë bashki të vendit, ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Rreth 334 mijë qytetarë pritet t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë në Vlorë, mbi 82 mijë në Berat, rreth 39 mijë në Cërrik, mbi 29 mijë në Mat dhe mbi 12 mijë e 600 në Tepelenë. Deri në orën 12:00 në pesë bashkitë e vendit kanë votuar 10.70 % e zgjedhësve. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bashkia e Matit ka pjesëmarrjen më të lartë...