Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i një kompanie interneti në Shkodër
Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima identifikuar si Arvjo Fishta ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti. “Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.