Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Një valë e fortë të ftohti ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke sjellë temperatura afër niveleve më të ulëta rekord. Më shumë se 170 milionë amerikanë, nga Bostoni deri në Florida, po përjetojnë dimrin më të hershëm të viteve të fundit, ndërsa ajri i akullt që vjen nga Kanadaja ka përfshirë të gjithë vendin nga veriu në jug. Sipas Qendrës së Parashikimit të Motit FOX Weather, rënia e ndjeshme e temperaturave ka nisur që të dielën dhe do të zgjasë deri në mesin e javës së ardhshme, duke përfshirë pothuajse të gjitha shtetet kontinentale të Amerikës. Meteorologët paralajmërojnë se rajonet juglindore të SHBA-së mund të përjetojnë temperatura rekordisht të ulëta, pasi vala e të ftohtit përhapet me shpejtësi në drejtim të jugut. Në Tallahassee, Florida,...