Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Shirokë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. H., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i motomjetit shtetasi E.L., pasi po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi....