Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të dërgojë personel dhe pajisje ushtarake në Belgjikë, për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes ajrore pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore nga dronë të paidentifikuar, të dyshuar se janë dërguar nga Rusia. Lajmi u konfirmua nga shefi i ri i ushtrisë britanike, Sir Richard Knighton, i cili deklaroi për BBC se homologu i tij belg kishte kërkuar ndihmë këtë javë. Incidentet shkaktuan mbylljen e përkohshme të aeroportit kryesor të Brukselit, Zaventem, të enjten në mbrëmje, ndërsa dronë të tjerë u panë mbi zona të ndryshme, përfshirë një bazë ushtarake, shkruan A2 CNN. Më shumë se 3000 pasagjerë të Brussels Airlines u prekën nga anulimet dhe devijimet e fluturimeve, duke shkaktuar kosto të konsiderueshme për kompaninë. Edhe pse Sir Richard...