Kandidati i pavarur në Vlorë: Patronazhistët duan të nxjerrin me dhunë administratën, politika sot merr leksion

Kandidati i pavarur në Vlorë: Patronazhistët duan të nxjerrin me dhunë administratën, politika sot merr leksion

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, thotë se pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje është një mesazh i qartë për politikën në Vlorë. Ai tregon se ka presione nga administrata për të dal dhe për të votuar. “Është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët e Vlorës. Në dy vite kemi ndryshuar tre kryetarë bashkie, jo më kot kemi ardhur në zgjedhje dhe i ftoj të gjithë që të dalin të votojnë masivisht. Është shumë e rëndësishme që vota të jetë e saktë, e pastër”, tha Gjika, pas votimit, ku u shfaq me dy gishtat lart. “Interesi ka qenë i ulët. Do të ketë një bojkotim të klasës politike. Klasa politike sot do të marrë një leksion! Dhe leksioni do të fillojë...