Ministri Andis Salla voton në Cërrik: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre

Ministri Andis Salla voton në Cërrik: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, pasi votoi në zgjedhjet në Bashkinë e Cërrikut i bëri thirrje qytetarëve që të shprehin masivisht vullnetin e tyre. Salla, i cili deri në muajin shtator mbante detyrën e kryebashkiakut të Cërrikut, tha se këto zgjedhje janë të qeta. “Zgjedhjet e pjesshme janë një vazhdimësi e punëve të mira të nisura dy muaj më parë. Tashmë zgjedhjet duken të qeta dhe dua ti ftoj banorët e bashkisë cërrik të votojnë të qetë, masivisht për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë që të vazhdojë çdo punë e nisur në këtë qytet”, u shpreh Salla. Këtë të dielë, më 9 nëntor, po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Mbi 334 mijë...