Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Viktor Hygo: Vajtim për bijën/ Përkthyer nga Fan S. Noli
Nga: Viktor Hygo (Les Contemplations, Libër i Katërtë, xv) Tani që shkova nga Parisi i vështirëMermer, tavane, truall, mjegull nukë shoh,Tani jam nënë lisa, nënë deg’ i shtrirë,Dhe bukuri’ e qjellit mëndjen po m’a ngroh.Tani nga zia që më çthuri si gërmadhëI zbet’ i gjallë dal,Më hyn në zëmër paqja e natyrës madheDhe qetësi më fal. Tani me valat det’ i gjerë më gostit,Më prek i qeti, madhështori horizont;Tani të thellat të vërteta po nxonit,Dhe lulet e lëndinës syri m’i gëzon. Tani, o Perëndi, po gjenj fuqinë sterrëTë shoh me syt’ e zesTë shkretin gur nënë të cilin vajz’ e mjerëFle gjumin pa mëngjes. Nga pamjet perëndore mëndja m’u –ndriçua,Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,Shoh vogëlinë time dhe çudit’ e tua,Mbleth mëndjen, di që...