Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin
Kandidati i pavarur në bashkinë e Vlorës, Dions Sota, i cili mbështet nga opozita ka votuar rreth orës 10:00. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sota inkurajoi qytetarët të shfrytëzojnë këtë ditë për të zgjedhur përfaqësuesin më të denjë. Dionis Sota: Sot është një ditë feste për qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre më të mirë për qytetin e Vlorës, sot është detyrim i të gjithëve që të mos e lënë votën të flejë në sirtarin e shtëpisë apo të kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetin e tyre. Ditën e sotme, në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik...