Kandidati Pavllo Shkarpa u bën thirrje beratasve për votim: Luftën e kam me shtetin, Berati ka nevojë për ndryshim

Kandidati Pavllo Shkarpa u bën thirrje beratasve për votim: Luftën e kam me shtetin, Berati ka nevojë për ndryshim

Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për të ardhmen e qytetit. Gjatë një deklarate për mediat, Shkarpa u shpreh se synon të projektojë një të ardhme ndryshe për Beratin, ndërsa akuzoi pushtetin aktual për varfërim dhe keqqeverisje. “Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë në diktaturë, edhe pse thuhet se jetojmë në demokraci. Berati është i yni, ne kemi nevojë për këtë qytet, Berati s’ka nevojë për ne”, deklaroi ai. Shkarpa tha se ka projekte të mëdha për zhvillimin e qytetit, duke theksuar se dëshira për ndryshim është arsyeja që e ka shtyrë të kandidojë. “Berati sot duhet të zgjedhë njeriun më të mirë. Këta...