Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Britania do të dërgojë trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë pas ndërhyrjeve me dronë të dyshuara ruse
Ushtria britanike do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Belgjikës pas një serie ndërhyrjesh me dronë në hapësirën e saj ajrore, që dyshohet se janë kryer nga Rusia. Personeli dhe pajisjet ushtarake britanike janë nisur drejt Belgjikës, pas një kërkese të bërë në fillim të javës nga homologu belg i kreut të forcave të armatosura britanike, Sir Richard Knighton. Ai konfirmoi në një intervistë për BBC-në se dërgimi i ndihmës është tashmë në zhvillim. “Sekretari i Mbrojtjes dhe unë ramë dakord të dërgojmë njerëz dhe pajisje për t’i ndihmuar ata,” – tha Sir Richard, duke shtuar se dislokimi është pjesë e angazhimit të përbashkët të NATO-s për sigurinë rajonale. Incidentet me dronë shkaktuan mbylljen e përkohshme të aeroportit ndërkombëtar të Zaventem të enjten...