Zgjedhjet lokale në Kosovë, qendrat e votimit të hapura deri në 19:00

Zgjedhjet lokale në Kosovë, qendrat e votimit të hapura deri në 19:00

Vendvotimet në të gjitha komunat në Kosovë ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt. Ndërsa, për votim me kusht do të jenë 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime, sipas Komisionit Zgjedhor.