Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme serioze me listat e votuesve, duke shkaktuar pakënaqësi dhe konfuzion te qytetarët që kanë shkuar për të votuar në orët e para të ditës. Raportohet se në qendrën e votimit nr. 0930/30, disa votues nuk kanë gjetur emrin e tyre në listat e afishuara, megjithëse aty kanë votuar edhe në zgjedhjet e mëparshme. Pas verifikimeve, është konstatuar se emrat e tyre janë transferuar në një qendër tjetër votimi, konkretisht në Muzhak, Komsi – QV nr. 0945/00, pa asnjë njoftim paraprak.