Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
90-vjeçari që nuk ka munguar kurrë në zgjedhje: Kam votuar gjithmonë, jam korrekt
Ismail Mahilaj, nga Novosela e Vlorës, është 90-vjeçari që nuk ka munguar në asnjë zgjedhje. Ai ka deklaruar se i është drejtuar gjithmonë kutive të votimit, ashtu siç bëri edhe sot. Mahilaj ka deklaruar se ka qenë korrekt, duke e e konsideruar procesin e votimit shumë të rëndësishëm. “Jam 90 vjeç. Do të votoj. Kam votuar gjithmonë. Jam korrekt me ligjin. Nuk ka kuptim nëse nuk vonohet, shteti do shtetin e tij“, tha 90-vjeçari.