Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Këtu dihet kush fiton!” Qytetari i Vlorës skeptik për pjesëmarrjen, kreu i KZAZ shpreson për numër të lartë
“Këtu dihet kush fiton”. Kështu është shprehur për mediat një qytetar i Vlorës pas votimit për kryebashkiakun e ri të këtij qyteti. Sipas tij, pjesëmarrja do të jetë e ulët, pasi të rinjtë nuk kanë interes për këto votime. “Këtu dihet kush fiton, kështu që para partizanë. Pjesëmarrja duhet të jetë e ulët. Nuk është se janë të zhgënjyer po dihet se kush voton. Sa të ngrihen nga gjumi, sidomos këta të rinjtë”, u tha qytetari mediave, raporton A2 CNN. Ndërkohë kryetari i KZAZ numër 86 në Vlorës shprehet se proces i ka nisur i qetë dhe shpreson pjesëmarrje të lartë të votuesve. “Procesi nisi shumë qetë. Filluam me qytetarinë e parë. Me anëtarët në rregull nuk kemi asnjë paqartësi, të gjitha janë vulosur e firmosur...