Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Balotazhi në Kosovë, qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre! Albin Kurti: Ditë e mirë për demokracinë
Kosovë – Një milion e 316 mijë e 672 votues në 18 komuna, nga mbi dy milionë që kishin të drejtë vote në të gjithë vendin sot votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre. Raundi i parë i zhvilluar më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë e Kllokot. Gara do të zhvillohet mes dy kryetarëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, por që nuk arritën të siguronin më shumë se 50% të votave. Gara për kryeqytetin, Prishtinë, pritet të marrë vëmendjen kryesore në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Kryeqyteti ka qenë për më shumë se një dekadë simbol i rivalitetit...