Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë trupi i pajetë i një 65-vjeçari
Pukë/Informacion paraprakRreth orës 08:15, në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëz, në rrugë është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. M., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. Top Channel