Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident i trefishtë në Fier, automjetet përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Cakran, në vendin e quajtur “ Kthesa e Varibopit”. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere. Shërbimet e policisë drejt vendngjarjes, ndërkohë që dëmet materiale mbeten të konsiderueshme. Top Channel