Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Pjesëmarrja 2.42 %’/ Celibashi tregon si po ecën procesi i votimit në 5 bashki: Do të aplikohet numërimi me IA
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një komunikim me mediat për të dhënë informacionet e fundit në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit. Sipas tij procesi ka filluar normalisht, ndërsa në 18 qendra votimi nuk ka informacione për shkak të nuk ka mbulim me internet. Celibashi deklaroi se në total deri tani kanë votuar 2.42% të zgjedhësve. “Nuk janë raportuar problematika në fillimin e procesit të votimit. Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. Identifikimi po kryhet përmes këtyre pajisjeve. Për shkak të mungesës së mbulimit me internet nuk kemi informacion në kohë reale për 18 qendra votimi. Sa i përket pjesëmarrjes deri në momentin që po flasim...