Kosovë/ Arsi Bako triumfon në Festivalin e Këngës në RTK me ‘Rreze zjarr’

Kosovë/ Arsi Bako triumfon në Festivalin e Këngës në RTK me ‘Rreze zjarr’

Arsi Bako është shpallur fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK, duke marrë trofeun “Diamanti i Kaltër” me këngën “Rreze zjarr”, një krijim me frymë rock. “Nuk e kam pritur. Ndihem shumë e lumtur. Shumë faleminderit”, u shpreh Bako pas marrjes së çmimit kryesor. Në vendin e dytë u rendit Florent Abrashi me këngën “Unë dhe Ti”, ndërsa Arjeta Palushaj me “Andrra” zuri vendin e tretë. Përveç çmimit të madh, Arsi Bako u vlerësua edhe me “Çmimin e Kryeqytetit”. Në skenën finale performuan 10 finalistët e përzgjedhur nga gjysmëfinalja ndërsa të ftuar specialë ishin Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata dhe Tuna, që e ngjallën atmosferën me performancat e tyre.