Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Probleme në votim/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat
Procesi i votimit në katër qendra në Vlorë nuk kanë nisur ende, pavarësisht se ora ka kaluar 07:00. Mësohet se në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve. Nga ana tjetër komisionet nuk kanë gjetur regjistrat, si pasojë qytetarët që kanë shkuar të ushtronjë të drejtën e votës nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895. Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën...