Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Problemet me kamerat në një qendër votimi në Berat, kandidati i PS-së voton
Procesi i votimit në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, nisi me probleme. Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka pasur probleme me kamerat. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, ka votuar gjatë mëngjesit të sotëm. Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë. Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi. Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.