KQZ publikon shifrat e para: Pjesëmarrja më e lartë në Mat, më e ulëta në Vlorë

KQZ publikon shifrat e para: Pjesëmarrja më e lartë në Mat, më e ulëta në Vlorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para të pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend. Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 09:00, pjesëmarrja në pesë bashkitë është: Në Bashkinë Tepelenë kanë votuar 4.4 përqind e qytetarëve, në Mat 6.2 përqind, Cërrik 2.9 përqind, Berat 2.35 përqind dhe në Vlorë 1.33 përqind.