Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Voton kandidati i PS-së në Mat, Bojni: Sot dita e vendimit, dilni dhe votoni!
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit, Altin Bojni ka votuar në qendrën 9030 “Lagja e Re”. Edhe pse ishte i shoqëruar nga bashkëshortja në procesin e votimit, ata nuk kane votuar në një qendër. Bashkëshortja e tij ka votuar në qendrën 0930/01. Pas votimit ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime me qetësi dhe me dinjitet. “Unë sapo votova. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë. E diela është dita e votuesve, dita e vendimit. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni. Përballë Bojnit në garë është kandidati i pavarur Eduart Brahilika, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike.