Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria dërgon në gjyq biznesin e njohur për evazionin fiskal
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin tregtar “Buzi Store”, i akuzuar për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, kryer në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë. Hetimet zbuluan se kompania ka shmangur deklarimin e rreth 3.7 milionë eurove të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore. Prokuroria thote se gjatë hetimeve u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me kompaninë dhe shoqërinë e saj të fiskalizimit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan prova materiale, përfshirë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe shuma monetare prej 8 milionë lekësh në valuta të ndryshme, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...