Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Cërrik, qytetarët votojnë mes shpresës dhe mosbesimit: Nuk besojmë se do ndryshojë gjë
Procesi i votimit në Bashkinë e Cërrikut po zhvillohet me qartësi dhe qetësi gjatë orëve të para të ditës, pa incidente apo probleme të raportuara deri më tani. Qytetarët kanë dalë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, por shumë prej tyre shprehen skeptikë se ky proces do të sjellë ndonjë ndryshim real në jetën e tyre apo në drejtimin e bashkisë. “Procesi ka shkuar mirë, qetësi deri tani. Më vonë nuk e di… Këtu nuk kam besim se do ndryshojë gjë jo. Njerëzit po votojnë të qetë, por votën duhet me ja dhënë kandidatit të duhur. Ishalla na ndryshon ndonjë gjë këtu në qytetin e Cërrikut,” – tha një qytetar për Syri Televizion. Pavarësisht qetësisë në terren, banorët e Cërrikut kërkojnë ndryshim...