Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Nuk deklaroi 3.7 mln euro të ardhura, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’. Në përfundim të hetimeve rezultoi se kompania ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”. Nga hetimet ka rezultuar se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Gjatë hetimit u kontrolluan 8 subjetkte të lidhura me ‘Buzi Store’ ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë vlerën 8,000,000 lekë. Në hetimin e Prokurorisë së Tiranës, pas referimit që i është bërë nga Drejtortia e Hetimit Tatimor, u zbulua se në disa...