Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mat/ Qytetarëve u zhduket emri nga listat, transferohen në qendra të tjera pa njoftim
Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme serioze me listat e votuesve, duke shkaktuar pakënaqësi dhe konfuzion te qytetarët që kanë shkuar për të votuar në orët e para të ditës. Sipas burimeve të Syri Televizion në qendrën e votimit nr. 0930/30, disa votues nuk kanë gjetur emrin e tyre në listat e afishuara, megjithëse aty kanë votuar edhe në zgjedhjet e mëparshme. Pas verifikimeve, është konstatuar se emrat e tyre janë transferuar në një qendër tjetër votimi, konkretisht në Muzhak, Komsi – QV nr. 0945/00, pa asnjë njoftim paraprak. Qytetarët shprehen të indinjuar dhe e konsiderojnë këtë një veprim të paqartë dhe të pajustifikuar nga administrata zgjedhore. Punonjësit e qendrës së votimit, sipas burimeve në terren, nuk kanë dhënë shpjegime për arsyet...