Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kush do të drejtojë SPAK-un? Karamuço: Katër kandidatë me integritet, por një spikat më shumë
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. Në një intervistë televizive, Karamuço tha se këtë herë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka lënë më shumë kohë për vlerësimin e kandidatëve, rreth dy javë pas përfundimit të seancës dëgjimore. Ai vlerësoi se të katër kandidatët për drejtimin e SPAK-ut gëzojnë integritet dhe aftësi të larta profesionale, ndërsa theksoi se procesi po ndiqet me kujdes për të garantuar paanshmërinë dhe transparencën. Sipas tij, Altin Dumani mbetet një prej figurave më të forta dhe dinamike në këtë garë, me një profil reaktiv dhe ritëm të lartë pune në hetime. “Kjo është një seancë normale lidhur me këto faza. Vitet më parë kemi parë që kjo seancë ka qenë 24...