Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Policia në gadishmëri të plotë në 5 bashki, 612 efektivë në terren për ruajtjen e qendrave të votimit
Zgjedhjet lokale në pesë Bashki të vendit do të shoqërohen nga masa të shtuara sigurie. Policia do të marrë në mbikëqyrje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi, teksa sqaron se si do të vijojë me procesin e punës për sigurinë e zgjedhjeve. “Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi. Lista me 612 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar. Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara për ruajtjen e...