Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Beratit
Në Bashkinë e Beratit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Deri më tani, procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme, ndërsa qytetarët beratas po i drejtohen qendrave të votimit në qytet dhe në zonat rurale për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë 79,323 zgjedhës në listë, prej të cilëve 52,808 në qytet dhe 26,515 në zonat rurale. Për këtë proces janë hapur 116 qendra votimi, nga të cilat 72 në qytet dhe 44 në fshatra. Në Berat janë ngritur dy KZAZ: KZAZ nr. 66, e vendosur në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, ku do të numërohen votat e qytetit (72 kuti); KZAZ nr. 67, e vendosur në...